HAPET STACIONI I PARË NË BOTË I KARBURANTIT ME HIDROGJEN PËR AUTOMJETET E RËNDA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 29, 2024
- 3 min read
Kaliforni, Amerikë | FirstElement Fuel, një kompani kaliforniane e themeluar në vitin 2013, hapi stacionin e parë në botë të karburantit me hidrogjen për kamionët komercialë jashtë Portit të okllendit (Oakland).
Kapaciteti i stacionit është më shumë se 10 herë ai i çdo stacioni të mëparshëm.
“Kamionët me hidrogjen të Nikolas do të operojnë gjithashtu jashtë Okllendit (Oakland) dhe do të blejnë karburant nga FirstElement”, sipas Autoweek.
Cummins, Bosch, Daimler, Toyota dhe Volvo po konkurrojnë gjithashtu për të zhvilluar kamionë me qeliza karburanti me hidrogjen.
Në këtë drejtim, Quantron - një kompani gjermane - ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me FEF për zhvillimin e stacioneve të shërbimit edhe në Evropë.
Sipas FEF, stacioni i karburantit është në gjendje të mbushë rezervuarët e hidrogjenit të një kamioni në dhjetë minuta, që do të thotë se stacioni mund të mbushë rreth 200 kamionë në ditë.
FEF synon të sigurojë hidrogjen të sigurt, të besueshëm dhe me pakicë për klientët e automjeteve me hidrogjen.
Kompania pretendon të jetë një udhëheqës global në zgjidhjet e stacioneve të karburantit me hidrogjen, me objekte në Irvine, Santa Ana dhe Livermore, CA.
Që nga dhjetori 2023, kompania kishte 41 stacione të shitjes me pakicë të automjeteve të lehta në të gjithë kaliforninë dhe tani do të zhvillojë stacione shtesë për t'i shërbyer kamionëve të rëndë me hidrogjen.
Z. Teisoun Ikërlli (Tyson Eckerle), një këshilltar i transportit të pastër në zyrën e zhvillimit të biznesit të guvernatorit Gavin Newsom, vëren se qeveria federale e SHBA-së po ndan 8 miliardë dollarë për të nisur atë që ai e quan ekonomia e hidrogjenit dhe pret një fond të mjaftueshëm për të ndërtuar deri në 60 stacione kamionësh me hidrogjen si ky në Kaliforni – që teorikisht do të mjaftonin për tu shërbyer 5000 kamionëve dhe 1000 autobusëve.
Në dhjetor 2023, Nikola Corporation dhe FirstElement Fuel (FEF) zyrtarizuan një marrëveshje përfundimtare 10-vjeçare për të furnizuar me karburant kamionët elektrikë me qeliza karburanti hidrogjeni të Nikolas në stacionin e karburantit me hidrogjen të FEF në Okllend (Oakland), Kaliforni.
Si pjesë e këtij partneriteti strategjik, FEF është emëruar si partner i autorizuar i Nikola Fueling Solutions.
Ky partneritet i lejon klientët e Nikola-s të kenë akses në shërbimet e karburantit në stacionin e ri të kamionëve të rëndë.
Stacioni do të mburret me korsinë e parë në botë të karburantit të kamionëve të rëndë H70 për furnizim efikas me hidrogjen. Stacioni mori fonde nga Komisioni i Energjisë në Kaliforni si pjesë e Projektit NorCal Zero.
“Ky bashkëpunim është një testament i angazhimit tonë për të transformuar industrinë e transportit dhe ne jemi krenarë që luajmë një rol në fuqizimin e kamionëve inovativë elektrikë me qeliza karburanti hidrogjeni të Nikolas”, tha z. Joel Ewanick, themelues dhe kryetar ekzekutiv i FEF.
“Ne kemi besim se sinergjia midis ekspertizës dhe vizionit tonë të përbashkët do të ndihmojë në riformimin e peizazhit të pastër dhe të qëndrueshëm të transportit, duke ecur drejt një të ardhmeje me energji hidrogjeni”, tha ai.
Natyrisht, hidrogjeni është ekologjik nëse vjen nga burime ekologjikisht të sakta si për sa i përket emetimit të karbonit, por edhe për efikasitetin dhe koston e prodhimit të tij.
Në fakt, nëse hidrogjeni është “i gjelbër”, i marrë me burime energjie pa emetim karboni, kemi një kosto të lartë, por zero emisione.
Nëse është gri, i marrë me energji të lidhur me gazin natyror, ne kemi ende emetime të CO2.
Ideja do të ishte që të kemi furnizime me hidrogjen të bardhë ose të artë nga nxjerrja natyrale, por ne nuk e dimë nëse ka mjaftueshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments