top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAITI: DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT OFRON 5 MILIONË $ PËR KAPEJN E UDHËHEQËSIT TË BANDAVE KRIMINALE XHIMI ÇERIZIER (JIMMY CHERIZIER) I NJOHUR SI “BARBEKUJA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 13
  • 1 min read
ree

Port Au Prince, Haiti | Departamenti Amerikan i Shtetit ka rritur shpërblimin nga 2 milionë dollarë në 5 milionë dollarë për këdo që zbulon vendndodhjen ose lehtëson arrestimin e:

1- Z. Xhimi Çerizier (Jimmy Cherizier), i njohur si “Barbekuja”, udhëheqësi më famëkeq i bandave të armatosura kriminale të Haitit.


Shpërblimi i ri u njoftua pasi Haiti shpalli një gjendje të jashtëzakonshme tremujore pas një përshkallëzimi në dukje të pafund të dhunës që në fakt ka lënë 90% të kryeqytetit, Port-au-Prince, nën kontrollin e bandave.


Javën e kaluar, z. Çerizier (Cherizier) - një ish-oficer i Policisë Kombëtare të Haitit dhe udhëheqës aktual i “Vivre Ensemble”, një nga koalicionet kriminale më të fuqishme të vendit - premtoi të rrëzojë Këshillin Presidencial Kalimtar, organi që synon ta kthejë vendin në normalitet relativ, duke filluar me zgjedhjet më vonë këtë vit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page