HAITI: NJË MISIONAR IRLANDEZ DHE NJË DJALË 3-VJEÇAR ME AFTËSI TË KUFIZUARA U RRËMBYEN NGA BANDAT KRIMINALE SË BASHKU ME 7 VETA A TË TJERË NGA NJË JETIMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 4
- 2 min read
Updated: Aug 8

Port-au-Prince, Haiti | “Nëntë veta, përfshirë një misionar irlandez dhe një djalë trevjeçar me aftësi të kufizuara, janë rrëmbyer në Haiti.
Autoritetet në vendin e Karaibeve, të prekur nga dhuna e bandave kriminale”, e raportuan këtë lajm.
Të nëntë fëmijët u rrëmbyen në mes të natës në Kenskof (Kenscoff), një qytet në juglindje të kryeqytetit Port-au-Prince, nga jetimorja Sainte-Hélène, e drejtuar nga organizata Nos Petits Frères et Sœurs, e cila, vepron në shumë vende të Amerikës Qendrore dhe Jugore.
“Midis viktimave ishin drejtori i objektit, Gena Heraty, një misionar irlandez, shtatë anëtarë të stafit haitian dhe një fëmijë trevjeçar me aftësi të kufizuara”, i thanë agjencisë franceze të lajmeve “AFP” kryetari i bashkisë së Kenskofit, Zhan (Jean) Masillon, dhe një burim pranë organizatës humanitare.
“Sulmuesit hynë me forcë në jetimore rreth orës 3:30 të mëngjesit (9:30 të mëngjesit në Shqipëri) pa hapur zjarr.
Ata thyen një mur për të hyrë në pronë përpara se të shkonin në ndërtesën ku jetonte drejtori dhe të largoheshin me nëntë pengjet”, shpjegoi kryetari i bashkisë, duke e quajtur atë një sulm të planifikuar.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe as nuk ka kërkuar shpërblim.
Znj. Herati, megjithatë, ishte në gjendje të fliste shkurtimisht me kolegët dje në mëngjes për të konfirmuar rrëmbimin.
Sainte-Hélène kujdeset për afërsisht 270 fëmijë, përfshirë rreth 50 me aftësi të kufizuara.
Që nga janari, bashkia e Kenskoffit është shënjestruar nga koalicioni kriminal “Viv Ansanm”, i cili, tashmë ka marrë kontrollin e disa qyteteve dhe ka detyruar banorët të largohen.
Forcat e zbatimit të ligjeve po përpiqen të rivendosin sigurinë në zonë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments