top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BESIANË (PODUJEVË) | MBETËN TË PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI FATLUM ZEJNULLAHU; FIDAIM ZEJNULLAHU; AGIM XHEMAJI; ARGJEND ISLAMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se të plagosur me armë zjarri mbetën:

1- Fatlum Zejnullahu.

2- Z. Fidaim Zejnullahu (vëllezër).

3- Z. Agim Xhemaji.

4- Z. Argjend Islami.


Njoftim | Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë.


Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, nga informacionet e para, dyshohet se tre persona janë plagosur.


Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.


Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, u tha shkurtimisht në një prononcim zyrtar.


Njoftim | Dikund para 30 minutave në Qendrën Emergjente janë sjellë katër pacientë më lëndime të rënda nga armë zjarri.


Disa prej tyre i kanë kryer egzaminimet e nevojshme emergjente.


Gjendja e tyre është stabile, por mundem me thënë se është ende e rëndë, njëri prej tyre është dërguar në sallën operative, kurse edhe tre të tjerë janë duke u ekzaminuar dhe trajtuar në Qendrën Emergjente, u tha në një prononcim zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page