GJYKATA EUROPIANE E DREJTËSISË VENDOSI SE BIÇIKLETAT ELEKTRONIKE NUK KANË NEVOJË PËR SIGURACION.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 17, 2023
- 1 min read

Strasburg, Francë | Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka vendosur që biçikletat elektronike, të cilat, lëvizin si me fuqi mekanike, ashtu edhe me energji elektrike, nuk i nënshtrohen të njëjtave detyrime sigurimi, si mjetet motorike.
Ky vendim vjen pasi një çiklist që përdor një biçikletë elektronike u përfshi në një aksident fatal me një shofer në Belgjikë, duke ndezur një mosmarrëveshje ligjore nëse e-biçikletat duhet të klasifikohen si mjete motorike.
Gjykata vendosi se biçikletat elektronike nuk paraqesin rrezik të ngjashëm për të shkaktuar dëme ndaj palëve të treta si motoçikletat, makinat ose automjetet e tjera me fuqi mekanike, dhe duhet të konsiderohen si biçikleta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments