FUNDI I DISIDENTËVE NË LINDJE DHE NË PERËNDIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 29, 2024
- 5 min read
Nga z. Marçelo Veneciani (nga Marcello Veneziani), shkrimtar dhe filozof italian.
Romë, Itali | Në njërën anë ka një autokraci të vërtetë, në anën tjetër ka një demokraci të rreme.
Vdekja e Aleksei Navalnit (Alexei Navalny) dhe afera e Zhulian Asanxhit (Julian Assange) mund të përmblidhen në këtë mënyrë disi brutale.
Nga njëra anë, një regjim autoritar, trashëgimtar i historisë sovjetike dhe cariste, akuzohet për vdekjen e një disidenti, të burgosur në burgjet e tij dhe ndoshta të vrarë.
Nga ana tjetër, një demokraci liberale, e cila, ka shumë skelete në dollap, persekuton një gazetar, në burg për vite me rradhë, i cili, ka nxjerrë në dritë faqe të turpshme të historisë amerikane, krime për të cilat duhet të turpërohet një vend që i predikon botës humanitarizëm.
Të parët, mund të thonë në mbrojtjen e tyre, se Putini gëzon mbështetje të gjerë popullore, rizgjedhur periodikisht në zgjedhje, të paktën në dukje demokratike, dhe objektivisht nuk kishte asnjë avantazh në eliminimin e Navalnit (Navalny), në një kohë kur incidenca e mospajtimit është minimale, dhe kur perspektiva e fitores ruse në Ukrainë është maksimale.
Por ajo vdekje peshon shumë, dhe nuk mund të shpjegohet aq bindëse sa një atentat; ashtu si gjurmët autokratike të regjimit të Putinit janë të pamohueshme, dhe biografia e tij si njeri i KGB-së në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS) komunist.
Ky i fundit, megjithatë, mund të thoshte gjithashtu se Asanxhi (Assange) kishte zbuluar sekrete delikate shtetërore me Uikiliks, dhe ndoshta, kishte punuar për Rusinë (por ata thonë të njëjtën gjë në Rusi për Navalnin me SHBA), dhe se në çdo rast, ajo që ndodh në Amerikë, dhe në Perëndim, është në mes të ditës, dhe nën vëzhgimin e gjykatave.
Dhe në çdo rast Shtetet e Bashkuara kanë mbrojtur historikisht lirinë në botë, dhe në vendin tonë.
Për t'u sqaruar para se të hyjmë në temë, le të nisemi nga një premisë e dyfishtë: Shkruesi i këtyre radhëve ka qenë kritik ndaj Perëndimit dhe hegjemonisë së SHBA-së në botë për disa dekada, ai është kritik ndaj modelit të saj ideologjik dhe ekonomik, nihilizmit dhe katekizmit të saj të zgjuar: modeli perëndimor është një mohim i vetë qytetërimit evropian nga e ka origjinën, dhe i matricave të tij kulturore, fetare, morale dhe civile.
Megjithatë, me të njëjtën sinqeritet them: nëse kritikoj Perëndimin, nuk do të jetoja kurrë nën një regjim si ai rus, ose kinez, ose islamik.
Vetëm sa për të sqaruar. Unë preferoj të denoncoj pa kuptim mjerimin e Perëndimit, por, të qëndroj këtu, në vend që të vuaj regjimet autokratike, dhe despotike, të Azisë apo Lindjes së Mesme.
Dhe falenderoj fatin e të qenit italian, dhe të jetesës në Itali, pavarësisht se kam një mendim shumë kritik për vendin tonë. Të gjithë kritikët radikalë të Perëndimit, dhe të vendit tonë, duhet të kenë ndershmërinë ta thonë këtë.
Nisur nga këto premisa, futem në pyetje.
Jo, sot demokracitë kanë pasur marrëdhënie me regjime despotike, madje edhe të përgjakshme; jo vetëm marrëdhëniet tregtare.
Politika ndërkombëtare duhet të interpretohet me një vështrim realist, dhe gjeopolitik, dhe jo me kategori morale apo politikisht korrekte.
Roli i Putinit në nivel ndërkombëtar ka qenë i rëndësishëm dhe vendimtar prej vitesh; si për ekuilibrat botërorë, ashtu edhe për pozicionet e saj politike e kulturore.
Nuk e kam të vështirë të kuptoj se në vitet e kaluara e kam konsideruar, pavarësisht nga hijet e tij të liga, një burrë shteti të madh dhe një udhëheqës botëror.
Sulmi ndaj Ukrainës ishte gjysma faji i tij, dhe i regjimit të tij, gjysma i fajit të Perëndimit nën udhëheqjen e SHBA-së, e cila, nuk donte të kuptonte situatën, rreziqet dhe çekuilibrin që po krijohej me Ukrainën, vendosi të kalonte në NATO nëpërmjet Bashkimit Evropian.
Nëse Rusia pretendonte të trajtohej si një superfuqi, kur nuk ka qenë që nga viti 1991, Shtetet e Bashkuara ende pretendojnë të jenë arbitri i botës, dhe nuk kanë qenë për një kohë.
Tre të katërtat e planetit janë kundër sundimit të saj.
Për më tepër, Perëndimi ka mbështetur dhe financuar një udhëheqës si Zelenski, një figurë e pamundur e një komediani dhe kukull, i cili, ka spastruar më shumë ministra dhe gjeneralë sesa Putini në Rusi, i cili, udhëheq një nga regjimet më të korruptuara në botë, dhe që do të donte të tërhiqte gjithë Perëndimin në një luftë botërore të rrezikshme dhe të paqëndrueshme, për të shmangur një negociatë të arsyeshme me rusët.
Si Putin, ashtu edhe Zelenski, me mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve të saj, e ekspozuan popullin ukrainas ndaj një kalvari të tmerrshëm vdekjesh, shkatërrimi dhe dëbimi.
Gënjeshtra mbi të cilën bazohet rrethimi i Putinit, është se ai dëshiron të kërcënojë Perëndimin, dhe të sulmojë Evropën: ne e dimë se ai dëshiron të rivendosë rolin hegjemonist të Rusisë në atë zonë që ishte nën dominimin rus në kohën e Bashkimit Sovjetik, dhe të Perandorisë Cariste.
Por, Rusia nuk dëshiron të pushtojë Evropën, është strategjike dhe funksionale, edhe për ta që Evropa të ketë rolin e saj autonom dhe sovran; një Evropë me të cilën mund të negociohet, bihet dakord ose të krahasohet, e jo reduktuar në një degë të Shteteve të Bashkuara.
Dje (më 23 shkurt 2024), ishte një letër objektivisht e ndjeshme, historikisht e detajuar, dhe e argumentuar mirë, nga ambasadori rus në Itali, Aleksei (Alexey) Paramonov, në gazetën Republika (La Repubblica).
Natyrisht, njeriu duhet të peshojë atë që ai thotë, të marrë parasysh Ciceronin “pro domo mea” që një përfaqësues i Federatës Ruse të Putinit duhet të ndërmarrë në mënyrë të pashmangshme në një mbrojtje zyrtare të vendit të tij.
Por mesazhi i hapjes ndaj Evropës duhet kuptuar. Ne në fakt duhet të rivendosim dialogun me Rusinë; se si ne dialogojmë me Kinën, e cila, është një regjim shumë më despotik dhe kërcënues për Perëndimin, edhe sepse - ndryshe nga Rusia - ajo ecën me globalizimin, dhe ka një fuqi shumë më të madhe demografike, tregtare dhe ekspansive në botë.
Por, parakushti është që Evropa të rimarrë iniciativën e saj strategjike dhe diplomatike, domethënë, autonominë dhe rolin e saj ndërkombëtar, i cili, nuk mund të jetë ai i një dege të perandorisë amerikane.
Në këtë kuptim, duhet shpresuar për një ndryshim ritmi në Shtetet e Bashkuara, ndoshta me ardhjen e Danlld Trampit (Donald Trump), i nënshtruar një persekutimi të turpshëm dhe të pahijshëm gjyqësor, ekonomik dhe mediatik, të padenjë për një demokraci të vërtetë.
Së fundi, duhet theksuar se krimet amerikane të denoncuara nga Asanxhi (Assange) tregojnë se ekziston ende gazetari e lirë për të cilën Perëndimi duhet të jetë krenar.
Ndërkohë, le të mjaftohemi të theksojmë se megjithëse i burgosur dhe i kërkuar, të paktën Asanxhi (Assange) është gjallë dhe Navalni ka vdekur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments