top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI ZHEGOVC; GJILAN | U ARRESTUAN ARDIT SYLEJMANI; RINOR AHMETI; RINAS ZEQIRI; DORAS NË KULTIVIMIN E 500 RRËNJËVE HASHASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
ree

Fshati Zhegovc, Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Ardit Sylejmani.

2- Z. Rinor Ahmeti.

3- Z. Rinas Zeqiri (kandidat i subjektit politik pushtetmbajtës Lëvizja Vetëvendosje për Asamblenë Komunale në fshatin Novobërdë).


Ata konsiderohen doras në kultivim bimësh narkotike (500 rrënjë hashash).


Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë zjarri automatike e gjatë (krahu).

2- Një karikator.

3- Municion luftarak (19 fishekë).

4- Pesë (5) aparate telefonikë të lëvizshëm.

5- Një automjet tip “Golf V”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page