top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KA PËRPARUAR PUNA PËR NDËRTIMIN E MAKINËS EKSPERIMENTALE PËR BASHKIMIN BËRTHAMOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 26
  • 2 min read
Pamje ajrore e vendit të ndërtimit të reaktorit eksperimental Iter në Karadeç (Caradache).
Pamje ajrore e vendit të ndërtimit të reaktorit eksperimental Iter në Karadeç (Caradache).

Karadaçe (Caradache), Francë | Që nga mesi i viteve 1980, reaktori eksperimental ITER ka qenë premtimi i madh i bashkimit bërthamor, Graali i Shenjtë i energjisë së pastër që imiton proceset që ndodhin në zemër të yjeve.


Është një aventurë e madhe ndërkombëtare që filloi në vitin 1985 me një iniciativë të nisur nga presidentët e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Sovjetik, Ronald Reagan dhe Mikhali Gorbaçev (Gorbachev), të cilës, iu bashkuan Bashkimi Evropian, Japonia, India, Kina dhe Koreja e Jugut, për një total prej 3500 studiuesish nga 140 institute kërkimore në 35 vende.


Sfida është që bashkimi bërthamor të bëhet një mundësi realiste dhe, ndoshta, për të theksuar këtë rol në kalimin në një burim të ri energjie, u zgjodh një akronim për ITER (Reaktor Ndërkombëtar Termonuklear Eksperimental) që i referohet termit latin që do të thotë rrugë.


Projekti lindi për të shoqëruar udhëtimin nga faza eksperimentale e kërkimit të bashkimit bërthamor deri te mundësia aktuale e gjenerimit të energjisë elektrike në shkallë të gjerë me termocentrale me bashkim bërthamor.


Pas viteve të gjata të zhvillimit të projektit dhe negociatave të shënuara nga tensione të forta, të tilla si ato mbi zgjedhjen e vendit ose ato që panë Shtetet e Bashkuara të braktisnin projektin në vitin 1998 dhe më pas të rihynin, ITER është aktualisht në ndërtim e sipër në Karadaçe (Caradache), në Francën jugore.


Është e vështirë të përcaktohet kostoja e përgjithshme e kësaj sipërmarrjeje, një nga më të mëdhatë e provuara ndonjëherë në nivel ndërkombëtar.


Sipas disa vlerësimeve të vitit 2015, kostoja e ndërtimit ishte 14 miliardë dollarë.


Ne e dimë që Bashkimi Evropian është zotuar të shpenzojë 6.6 miliardë euro deri në vitin 2020, dhe ka të ngjarë të kërkojë të njëjtën shumë për të përfunduar fazat pasuese të projektit”, tha z. Aldo Picuto (Pizzuto), drejtor i Departamentit të Bashkimit Bërthamor të ENEA-s.


Zemra e sistemit janë 18 magnetët superpërçues, së bashku me përshpejtuesin e rrezes neutrale që do të mundësojë procesin e bashkimit, i cili, aktualisht po përgatitet pranë Padovës, Itali.


Këto do të na lejojnë të riprodhojmë procesin e bashkimit bërthamor që ndodh në yje në temperatura prej miliona gradësh.


Vetëm në këto kushte mund të merret një përzierje e bërthamave dhe elektroneve të lira, e njohur si plazma.


Brenda ITER, një plazmë deuteriumi dhe tritiumi do të duhet të kufizohet, falë magneteve, për kohën e nevojshme për të prodhuar energji të mjaftueshme për të kompensuar atë të përdorur për të shkaktuar reagimin.


Makina pritet të fillojë funksionimin në vitin 2025.


Pas të paktën pesë vitesh testimesh dhe të dhënash, faza eksperimentale mund të fillojë në vitin 2030, e ndjekur nga demonstruesi i teknologjisë Demo.


Deri në vitin 2050, gjithçka mund të jetë gati për të ndërtuar një reaktor të plotë shkrirjeje të projektuar për të prodhuar energji në shkallë të gjerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page