ALBANIK (LEPOSAVIÇ); MITROVICË | XHORXHE (DJORDJE) BATACANI U PROCEDUA PENALISHT; NJË VEPËR PENALE E LIDHUR ME URREJTJEN KOMBËTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 27
- 1 min read

Leposaviç, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Xhorxhe (Djordje) Batacani, me moshë 18 vjeç, me kombësi serbe.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në incidentin e orës 18:30, të datës 26.08.2025 në Albanik (Leposaviç), ku shfaqi (ekspozoi) një simbol provokues në pikën e furnizimit me karburant “Veda Petrol”, të stampuar mbi një bluzë të zezë - mbishkrim në alfabetin cirilik “Çetnici Sever” (Çetnikët Veri).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Ekspozimi i materialit të turpshëm dhe ofendues”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments