RRUGA “SADIK BEGA”; FERIZAJ | BEKIM KAMBERI U GJET I VDEKUR TE KOMPLEKSI “D-NUHAJ”; NË LIDHJE ME VDEKJEN E TIJ NUK PËRJASHTOHET ASNJË PISTË HETIMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Rruga “Sadik Bega”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Bekim Kamberi, me moshë 58 vjeç, u gjet i vdekur te kompleksi “D-Nuhaj”, rreth orës 09:30.
Sipas të dhënave penale paraprake vdekja e tij lidhet me avarinë e një ashensori, ku pretendohet se ishin bllokuar familjarë të tij për shkak të mungesës së energjisë elektrike, nga kafazi i të cilit, dyshohet se ra nga disa kate lartësi.
Në lidhje me vdekjen e tij nuk përjashtohet asnjë pistë hetimore.
Kufoma u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsi me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments