top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U RIVENDOS KONTAKTI ME SONDËN “EUROPEAN JUICE” E DREJTUAR PËR NË JUPITER DHE NË HËNAT E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 26
  • 2 min read
ree

Paris, Francë | Alarmi është anuluar për sondën “European Juice” që po drejtohet për në Jupiter dhe hënat e tij.


Inxhinierët nga Agjencia Hapësinore Evropiane kanë arritur të rivendosin kontaktin pasi ai u humb më 16 korrik 2025, kur antena e ESA-s në Kebreros (Cebreros), Spanjë, dështoi të komunikonte me anijen kozmike, duke treguar një problem në bord.


Gjithçka është gati për fluturimin pranë Venusit të planifikuar për 31 gusht, i cili, do t'i lejojë “European Juice” të rregullojë orbitën e saj dhe të fitojë shpejtësinë e nevojshme për të arritur gjigantin e gazit në vitin 2031, pasi të ketë përfunduar dy fluturime të tjera pranë Tokës.


Humbja e kontaktit me një anije kozmike është një nga skenarët më seriozë me të cilët mund të përballemi”, komenton znj. Angela Dietz, menaxhere e operacioneve të “European Juice”.


Pa telemetri, është shumë më e vështirë të diagnostikosh dhe zgjidhësh shkakun e një problem.


Fillimisht, ESA kishte frikë se sonda kishte hyrë në modalitetin mbijetesë, i cili, aktivizohet në rast të dështimeve të shumta.


Në këtë modalitet, mjeti fillon të rrotullohet ngadalë, duke dërguar një sinjal në Tokë një herë në orë, por ky komunikim i ndërprerë nuk u zbulua.


Në atë pikë, kishte dy mundësi; të prisnin për rivendosjen e radhës automatike, e cila, do të ndodhte pas 14 ditësh, ose të dërgonin komanda verbërisht në hapësirë, në drejtimin që Juice duhej të ishte përballë.


Meqenëse pritja nuk ishte e mundur, duke pasur parasysh takimin vendimtar që po afrohej me Venusin, teknikët filluan të dërgonin komanda në sondë, e cila, në atë moment ishte 200 milionë kilometra larg planetit tonë dhe në anën e kundërt të Diellit.


Më në fund, pas rreth 20 orësh përpjekjesh, një nga komandat arriti në “European Juice” duke shkaktuar një përgjigje që lejoi që amplifikatori i sinjalit, i cili, ishte fikur për shkak të një defekti të vogël në sistem, të riaktivizohej.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page