RRUGA “METUSH KRASNIQI”; GJILAN | ARJAN BERISHA (PRONARI I SHOQËRISË TREGTARE “LINDA GROUP” SH.P.K) U ARRESTUA; NË VENDIN E PUNËS U AKSIDENTUA ME PASOJË VDEKJEN LAZAR SIMIQ (SIMIÇ).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Rruga “Metush Krasniqi”, Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Arjan Berisha, me moshë 39 vjeç, pronari i shoqërisë tregtare “Linda Group” Sh.p.k.
Arrestimi i tij lidhet me faktin se:
1- Rreth orës 12:00, të datës 18.08.2025, z. Lazar Simiq (Simiç), mbeti i plagosur në vendin e punës, i cili, u dërgua në Urgjencën e Gjilanit e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
Rreth orës 06:45, të datës 19.08.2025 ai vdiq - dyshohet nga dridhjet e korentit (rrymës elektrike).
Kufoma e tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsi me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments