FSHATI VËRBOC; GLLOGOC | VALDET RRUKIQI (RRUKIÇI) U ARRESTUA; DY VEPRA PENALE; NË FACEBOOK U BOTUA VIDEO KU SHTINTE ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Fshati Vërboc, Gllogoc, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Valdet Rrukiqi (Rrukiçi), me moshë 38 vjeç.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri në një ceremoni festive familjare (e njohur si aheng).
Një video u postua në rrjetin social virtual “Facebook” ku ai shfaqej duke shtënë me armë zjarri.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e gjatë (krahu) gjysmë automatike (me numër serial të dëmtuar).
2- Një gëzhojë.
3- Municion luftarak (pesë fishekë).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments