RRUGA “IMER ALUSHANI”; FSHATI KOMORAN; GLLOGOC | U ARRESTUAN VËLLEZËRIT RINOR NISHORI DHE ARBNOR NISHORI; AKUZOHEN SE FYEN + DHUNUAN + GRABITËN NË RRUGË NJË QYTETAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 15 hours ago
- 2 min read

Rruga “Imer Alushani”, Fshati Komoran, Gllogoc, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Rinor Nishori, me moshë 29 vjeç.
2- Z. Arbnor Nishori, me moshë 28 vjeç.
Ata akuzohen se:
1- Dhunuan fizikisht një qytetar.
2- I morën automjetin.
3- I morën aparatin telefonik.
4- E kanosën me armë të ftohtë (thikë) dhe me armë zjarri.
Ata janë nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lëndim i lehtë trupor”.
2- “Marrje e pasurisë së luajtshme”.
Viktima e veprave penale deklaroi se: “Isha duke ngarë automjetin tip Caddy, e bardhë, në rrugën ‘Imer Alushani’, kur ata me automjetin e tyre Audi A4, me ngjyrë të bardhë më prerë rrugën.
Ata zbritën nga automjeti nën ndikimin e alkoolit, më fyen dhe më poshtëruan me fjalor vulgar dhe rrugaçëror dhe më goditën me grushte.
Njëri nga ata më pas mori një thikë nga automjeti i tij dhe u nis drejt meje duke më detyruar të largohesha.
Ata më pas më morën çelësat e automjetit, telefonin dhe çantën e stërvitjes (ushtrimeve fizike).
Pasi telefonova Policinë u këtheva në vendin e ngjarjes për të pritur patrullën policore, por dhunuesit u rikëthyen sërish; njëri prej tyre mbante armë zjarri në dorë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios