top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLIGONI “FAZANI”; FSHATI SANKOC; GLLOGOC | GRABITJE ME ARMË NË POLIGONIN E QITJES; MUNGOJNË MBI 30 ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Poligoni “Fazani”, Fshati Sankoc, Gllogoc, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Subjekte tash për tash të paidentifikuara (dhe maskuara) u përfshinë në grabitje me armë zjarri (orës 01:25), në poligonin e qitjes të emërtuar “Fazani” ku hynë forcërisht.


Nga konstatimet e para u duall në konkluzionin se u morën rreth:

1- Tridhjetë (30) armë zjarri të shkurtra (brezi).

2- Një armë zjarri automatike e gjatë (krahu).

3- Një armë zjarri automatike e shkurtër “Skorpion” (krahu).


Vlera e tyre llogaritet rreth 40 mijë €.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page