FSHATI SANXHAK; KURBIN | KLODJAN NDOJ U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; DORAS NË TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NDAJ VERON PASHËS.


Fshati Sanxhak, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Klodjan Ndoj, me moshë 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri ndaj:
1- Z. Veron Pasha.

Njoftim | Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur më datë 25.07.2026, bazuar në provat e siguruara, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin K. N., 47 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit V. P., 22 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore rezultoi se autori, pas plagosjes, është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i marrë 22-vjeçarit, nën kërcënimin e armës, automjetin.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.
Punohet intensivisht për kapjen e autorit dhe gjetjen e automjetit të 22-vjeçarit. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Vjedhja me armë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, thuhet në njoftim e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments