top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI SHPËRDHET; KURBIN | PESË AUTOMJETEVE TË TONAZHIT TË RËNDË U ËSHTË VENDOSUR ZJARR; SIPAS GJASAVE PRONARI NUK KA PAGUAR GJOBËN TE BANDAT KRIMINALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
Fshati Shpërdhet

Fshati Shpërdhet, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Pesë automjeteve të tonazhit të rëndë u është vendosur zjarr.


Sipas gjasave, pronari nuk u ka paguar gjobën (mujore ose vjetore) bandës/bandave kriminale që kanë juridiksion tokësor dhe lëndor (mbështetur mbi Kushtetutën e Agjenturës së Krimit Ordiner) territorin ku ai ushtron biznes.


Në Shqipëriçkën Londineze të sunduar me dhunë dhe me terror banditesk, po nuk pagove gjobat, biznesin, ta djegin sa hap e mbyll sytë.


Në çdo lagje fshati dhe qyteti, Populli, i njeh fort mirë dhe bash mirë kriminelët dhe kripto-kriminelët ordinerë, por, ka frikë të denoncojë sepse ata janë të lidhur fuqishëm me segmentet e kriminalizuara të Policisë së Shtetit, të prokurorive dhe të gjykatave vendore, pa përjashtuar lidhjet që kanë me agjenturën e korruptuar të Shërbimit Informativ të Shtetit; lidhje të cilat u garantojnë paprekshmëri penale dhe vijimësi të veprimtarive kriminale ditën për diell.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njoftim | Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A., ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.


Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page