FSHATI DOBRAÇ (SHKODËR) DHE FSHATI FUSHË-KUQE (KURBIN) | ELVIN MËRLIKA DHE ALKET XHIXHA U ARRESTUAN PËR LLOGARI TË AUTORITETEVE TË POSAÇME TË DREJTËSISË PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 2 min read

Fshati Dobraç (Shkodër) dhe fshati Fushë-Kuqe (Kurbin), Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestuan:
1- Z. Elvin Mërlika, me moshë 47 vjeç, subjekt i shpallur në kërkim policor nga Gjykata e Posaçme (GjKKO) që prej vitit 2022 si pjesë e çështjes penale të emërtuar “Plumbi i Artë”.
Ai konsiderohet pjesë e grupit të strukturuar kriminal që planifikoi vrasjen e:
1- Z. Indrit Dokle për llogari të:
a- Z. Ervis Martinaj.
2- Alket Xhixha, me moshë 42 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt që organizoi takimin mes:
a- Z. Nuredin Dumani dhe z. Ervis Martinaj.

Njoftim | Policia e Shtetit.
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Kapen në një terren të vështirë dhe vihen në pranga dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin së shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Gjatë operacionit me shkallë të lartë rrezikshmërie, në një terren të vështirë në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:
A. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe
E. M., 47 vjeç, banues në Mamurras, të shpallur në kërkim, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”;
“Grup i strukturuar kriminal”;
“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje.
Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Vazhdon puna për dokumentimin dhe gjetjen e provave të tjera, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments