GJKKO-ja SHQIPTOI NDRYSHIMIN E MASËS SË SIGURIMIT VETJAK PËR GJULJO (XHULJO) VUKSANIN | U MBAJT NË BURG NË LIDHJE ME AUTOMJETIN QË U PËRDOR PËR VRASJEN E 4 VETAVE NË DOBRAÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e përfaqësuar nga gjyqtari Erjon Çela me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndryshoi masën e sigurimit vetjak për:
1- Z. Gjuljo (Xhuljo) Vuksani.

Ai ishte me masë sigurimi “arrest me burg”.
Tashmë do t’i duhet që t’i nënshtrohet masës së sigurimit “arrest shtëpie”.
Z. Vuksani ishte i arrestuar për ngjarjen kriminale të ndodhur më 30 tetor të vitit 2024 në “Dobraç” të Shkodrës, qytet në të cilin Agjentura e Krimit Ordiner ka hyrë në një luftë të përgjakshme për të shtënë në dorë monopolin e tregtimit të drogërave, tregtia e së cilave, llogaritet nga 400 deri në 600 milionë € në vit.
Nga autoritetet e hetimit penal të Posaçëm ai akuzohet se siguroi automjetin tip “Range Rover” që u përdor nga dorasit për të kryer vrasjen e dy vetave, konkretisht të:
1- Z. Arlind Bushati.
2- Z. Hamza Lici.
Të vdekur mbetën edhe:
1- Z. Bashkim Basha.
2- Znj. Flutura Basha (bashkëshortë, pa lidhje me synimin e vrasësve, por, mbetën të vdekur rastësisht ndërsa ishin duke udhëtuar me motomjet).
Arrestimi i tij u urdhërua nga prokurorja e Posaçme Elida Kackini, e cila, gjer më tash ka kryer një sërë veprimesh proceduriale penale në funksion të hetimit penal paraprak të kësaj çështjeje.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments