PËRMET: U ARRESTUA ILIA JANI | ADMINISTRATORI I NJËSISË ÇARÇOVË.


Fshati Kaludh, Përmet, Shqipëri | Z. Ilia Jani, me moshë 38-vjeç, banues në Përmet, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.
Ai u përfshi në një aksident automoblistik në aksin rrugor Çarçovë-Përmet, në afërsi të fshatit Kaludh, ku mbeti i plagosur një qytetar.
Autoritetet vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se z. Jani ishte në gjendej të dehur.
Z. Jani ushtron funksionin e administratorit të Njësisë Administrative Çarçovë, në Përmet.
Lajm në përditësim, ... Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments