FRANCË | THIRRJET TELEFONIKE TË TELEMARKETINGUT PA PËLQIMIN PARAPRAK DO TË NDALOHEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 29 minutes ago
- 1 min read
Paris, Francë | Franca po merr masa të ashpra kundër shitjeve të bezdisshme telefonike.
“Një revolucion i vogël kundër një fenomeni gjithnjë e më të papëlqyeshëm midis francezëve, i cili do të hyjë në fuqi më 11 gusht”, - tha qeveria, e cila synon gjithashtu të forcojë luftën kundër mashtrimit.
Sipas një ankete të kryer nga shoqata e konsumatorëve “Que Choisir Ensemble”, 97% e francezëve thonë se janë të irrituar nga telemarketingu i pakontrolluar, i cili ka arritur përmasa alarmante në Francë.
Mbi një e treta e konsumatorëve raportojnë se marrin këto lloje thirrjesh të padëshiruara, madje edhe në telefonat e tyre celularë, çdo ditë.
Duke filluar nga e marta, ngacmimi i një konsumatori potencial në telefon pa marrë më parë pëlqimin e tij do të jetë i paligjshëm, me disa përjashtime, siç është shitja e abonimeve në shtypin e shkruar.
“Po kalojmë nga një regjim kundërshtimi në një regjim pëlqimi paraprak”, përmblodhi Ministria e Ekonomisë dhe Financave në Paris, duke specifikuar se pëlqimi mund të merret, për shembull, gjatë një blerjeje ose duke plotësuar një formular specifik.
“Kjo, do të lejojë mbrojtje më të mirë për konsumatorët nga thirrjet e padëshiruara, që do të thotë më pak kohë e humbur për shumë qytetarë të acaruar nga thirrjet abuzive.
Por kini kujdes. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë më, veçanërisht nga jashtë, por do të ketë më pak”, - tha kreu i marrëdhënieve institucionale Bëzhamë Rejshe (Benjamin Recher) për “Que Choisir Ensemble”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments