FRANCË | AUTORITETET NJOFTUAN SHTRËNGIMIN E KONTROLLEVE KUFITARE ME MBRETËRINË E SPANJËS PAS FLUKSIT TË MIGRANTËVE NGA MAROKU NË ENKLAVËN E KEUTËS.

Paris, Francë | Autoritetet njoftuan shtrëngimin e kontrolleve kufitare me Spanjën pas fluksit të migrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Keutës.
Në një mesazh të botuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), ministri i Brendshëm francez Loran Nunjes (Laurent Nuñez) tha se kishte urdhëruar shtrëngimin e menjëhershëm të kontrolleve kufitare në kufirin spanjoll që nga mbrëmja e djeshme dhe kishte aktivizuar Forcën e Ndërhyrjes së Shpejtë Kufitare për të kryer kontrolle të hollësishme.
Ditët e fundit, Keuta ka parë një fluks masiv migrantësh nga Maroku.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments