FRANCË | KRYEMINISTRI SEBASTIEN LËKRNY (SÉBASTIEN LECORNU): SITUATA NË ZHIROND (GIRONDE) ËSHTË KRITIKE PËR SHKAK TË ZJARREVE; ORËT E ARDHSHME PRITET TË JENË TË VËSHTIRA.

Paris, Francë | “Orët e ardhshme mund të jenë të vështira”.
Kështu tha kryeministri Sebastien Lëkrny (Sébastien Lecornu), duke iu referuar zjarreve në Zhirond (Gironde), në jugperëndim të vendit.
“Situata mbetet veçanërisht kritike në Zhirond (Gironde).
Ndryshimi brutal i kushteve të motit i djeshëm ndryshoi thellësisht dinamikën e zjarrit.
Pas një përmirësimi të lehtë mbrëmë dhe këtë mëngjes, parashikimet janë përsëri të pafavorshme”.
Kështu deklaroi kryeministri Sebastien Lëkrny (Sébastien Lecornu) në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments