top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRAKSIONET PALESTINEZE RANË DAKORD NË KAJRO PËR KOMITETIN TEKNOKRATIK NË GAZË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 25, 2025
  • 1 min read

Kajro, Egjipt | Fraksionet palestineze të takuara në Kajro, përfshirë Hamasin, ranë dakord në një deklaratë të përbashkët për t'ia dorëzuar përkohësisht menaxhimin e Gazës një komiteti të pavarur teknokratësh, pas marrëveshjes së nxitur nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).


Sipas dokumentit, grupet e ndryshme palestineze kanë vendosur të krijojnë një komitet të përkohshëm palestinez të përbërë nga banorë teknokratë të pavarur, përgjegjës për menaxhimin e shërbimeve bazë.


Grupet ranë dakord për një strategji kombëtare që synon rivitalizimin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) si përfaqësuesja e vetme legjitime e popullit palestinez.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page