KRYEMINISTRJA E REPUBLIKËS SË ITALISË XHORXHA (GIORGIA) MELONI: PALESTINA PA HAMASIN ËSHTË KUSHT PËR NJOHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 22
- 1 min read

Romë, Itali | “Hamasi duhet të pranojë se nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen kalimtare dhe në shtetin e ardhshëm palestinez, dhe duhet të çarmatoset, për të parandaluar që të vazhdojë të paraqesë një kërcënim për stabilitetin rajonal.
Edhe ditët e fundit kemi parë prova të egërsisë së kësaj organizate edhe ndaj vetë palestinezëve, në një seri të rrezikshme ekzekutimesh të shpejta që i konsiderojmë të papranueshme.
Këto janë gjithashtu parakushtet e nevojshme për njohjen e Shtetit të Palestinës nga Italia, siç është treguar edhe nga ky Parlament.
Qeveria është e gatshme të veprojë në përputhje me rrethanat sapo të jenë materializuar këto kushte”.
Kjo ishte deklarata e Kryeministres së Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni në Senat, përpara Këshillit Evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments