top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FORCAT AJRORE TË SHBA-ës AKTUALISHT PO TESTOJNË NJË AVION LUFTARAK AUTONOM F-16

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 15, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Forcat Ajrore të SHBA-së aktualisht po testojnë një avion luftarak autonom F-16, me sekretarin e Forcave Ajrore Frenk Kendell (Frank Kendall) që do të jetë një pasagjer për vlerësim.

 

Sekretari Kendell shprehu besimin në teknologji, duke deklaruar se ai dhe një pilot do të jenë në bord si vëzhgues ndërsa sistemi autonom funksionon.

 

Kjo iniciativë synon të eksplorojë përfitimet e mundshme të avionëve të operuar nga inteligjenca artificiale (AI), që pritet të jenë më efikasë dhe me kosto më efektive sesa avionët e pilotuar manualisht.

 

Megjithatë, janë ngritur shqetësime rreth mbështetjes së tepërt në AI-së në vendimmarrjen strategjike.

 

Do të jetë një pilot me mua që thjesht do të shikojë, siç do të jem unë, teksa funksionon teknologjia autonome”, tha sekretari Kendell gjatë një paneli të mbrojtjes të Komitetit të Ndarjeve të Senatit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page