top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FORCAT AJRORE AMERIKANE NISËN STËRVITJE USHTARAKE NË LINDJEN E MESME | TENSIONET ME IRANIN MBETEN NË KULM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara njoftuan të dielën se do të fillojnë një stërvitje shumëditore gatishmërie në të gjithë Lindjen e Mesme që synon të demonstrojë aftësinë për të vendosur dhe mbështetur fuqinë ajrore luftarake në rajon, mes tensioneve të larta me Iranin.


Ky ushtrim forcon paqen nëpërmjet forcës, me praninë e një force të besueshme, plotësisht operacionale dhe të përgjegjshme, të projektuar për të penguar agresionin, për të zvogëluar rrezikun e llogaritjeve të gabuara dhe për të siguruar partnerët tanë”.

 

Kështu thuhet në një deklaratë nga Komanda Qendrore e Forcave Ajrore të ShBA-ës (US Air Forces Central - AFCENT).


Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar pas një shtypjeje të përgjakshme të protestave që ka vrarë me mijëra njerëz dhe arrestuar me mijëra.


Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani vazhdon të vrasë protestues paqësorë ose të kryejë ekzekutime masive të të arrestuarve.


Ndërkohë, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” dhe anijet luftarake shoqëruese po shkojnë drejt zonës.


Presidenti Tramp (Trump) tha se anijet po zhvendosen për çdo rast nëse ai vendos të ndërmarrë veprime.


Komanda Qendrore e ShBA-ës (CENTCOM) raportoi në mediat sociale virtuale se avionët luftarakë “F-15E Strike Eagle” të Forcave Ajrore të ShBA-ës janë tani të pranishëm në Lindjen e Mesme, duke vënë në dukje se ata po rrisin gatishmërinë operacionale dhe po promovojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page