IRANI PO PËRGATITET PËR SULMIN E SHBA-ës | AJATOLLAH ALI KHAMENEI U ZHVENDOS NË BUNKER NËNTOKËSOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 3 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Sipas një raporti ekskluziv nga enti mediatik “Iran International”, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, është zhvendosur në një bunker të posaçëm nëntokësor në Teheran.
Ky veprim dramatik vjen pas një vlerësimi nga zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të sigurisë iranianë, të cilët, kanë sugjeruar një rrezik në rritje të një sulmi të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara.
Objekti ku banon Udhëheqësi Khamenei përshkruhet si një vendndodhje e fortifikuar me një rrjet tunelesh të ndërlidhura.
Raporti gjithashtu thotë se djali i tretë i udhëheqësit, Masud (Massoud) Khamenei, ka marrë përsipër menaxhimin e përditshëm të zyrës së udhëheqësit dhe tani shërben si kanali kryesor i komunikimit me krahët ekzekutivë të qeverisë.
“Ish-ambasadori i ShBA-ës në Izrael, Dan Shapiro, vlerësoi më parë këtë javë se Ajatollah Khamenei nuk do të jetojë deri në fund të jetës së tij dhe se mbetet e dyshimtë nëse ai do të jetë në gjendje të festojë ditëlindjen e tij të 87-të - prillin e ardhshëm”.
E thënë kjo sipas entit mediatik izraelit “Maariv”.
Ekspertët e Iranit vërejnë se eliminimi i tij nuk do të ishte i mjaftueshëm më vete për të rrëzuar regjimin, i cili, është më i fortë dhe më i rrënjosur se çdo figurë e vetme.
Megjithatë, është e vështirë të vlerësohet ndikimi i vërtetë i eliminimit të një udhëheqësi të plotfuqishëm, njeriut që ka marrë të gjitha vendimet thelbësore në Iran gjatë 37 viteve të fundit.
Një burim perëndimor që foli me entin mediatik “Maariv” dhe që jetoi në Iran për shumë vite deri vonë, tha se një zhvillim i tillë do të ringjallte protestat, të cilat, rrjedhin nga vështirësitë e thella sociale dhe ekonomike të shumicës së iranianëve.
I njëjti burim beson se Garda Revolucionare do të përpiqej të emëronte një udhëheqës tjetër, të kontrolluar plotësisht prej tyre, dhe jo domosdoshmërisht djalin e tij Mojtaba Khamenei, i cili, mbetet i diskutueshëm si në opinionin publik ashtu edhe brenda Gardës.
Gjithashtu vihet re se udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Kasem (Qassem), botoi një mesazh inkurajimi për luftëtarët e plagosur shiitë, në të cilin deklaroi se:
1- “Po përballemi me një konflikt të madh, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të pafe, me mobilizim intensiv perëndimor dhe kriminalitet barbar sionist”.
Ndërkohë, skena ndërkombëtare mbetet e tensionuar.
Agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) raporton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ushtrojnë presion të fortë mbi Bolivinë që të ndërmarrë veprime kundër pranisë iraniane në territorin e saj.
Sipas të njëjtave burime, Uashingtoni po i kërkon Bolivisë të dëbojë individë të dyshuar për spiunazh për Iranin dhe të caktojë zyrtarisht Gardën Revolucionare si organizatë terroriste.
Princi iranian në mërgim, Reza Pahlavi, foli për situatën në vendin e tij, duke pohuar se vala aktuale e protestave përbën një revolucion të vërtetë.
Në një intervistë, ai përshkroi se si autoritetet u shpallën luftë qytetarëve dhe i kthyen armët e tyre kundër popullit.
Sipas tij, ka raportime se anëtarët e forcave të sigurisë refuzuan të merrnin pjesë në shtypje, ndërsa disa oficerë policie paguan me jetën e tyre për refuzimin e tyre.
Princi Pahlavi theksoi se iranianët po luftojnë për lirinë njerëzore dhe iu referua paralajmërimeve të Presidentit Tramp (Trump) në lidhje me pasojat e shtypjes së dhunshme, duke vënë në dukje se një veprim vendimtar në frymën e deklaratave të Presidentit Tramp (Trump) mund t'u japë protestuesve një mundësi të re për të arritur ndryshimin e shumëpritur në Iran.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments