FIJET OPTIKE PËR TEKNOLOGJITË KUANTIKE JANË GATI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 31, 2024
- 2 min read
Londër, Britania e Madhe | Gjenerata e re e fibrave optike ka lindur, e aftë për të mbështetur sfidën e sasisë së madhe të të dhënave për t'u përcjellë, e pritur me përhapjen e teknologjive kuantike.
Të parat u projektuan dhe u krijuan në Britaninë e Madhe, në Universitetin e Bath, dhe janë përshkruar në revistën Applied Physics Letters Quantum.
Implikimet janë veçanërisht të rëndësishme për disa fusha, si kriptografia kuantike, falë së cilës është e mundur të transmetohen mesazhe të mbrojtura nga hakerët.
“Fibrat optike që po zhvillojmë me kompjuterët kuantikë në mendje po vendosin themelet për nevojat e transmetimit të të dhënave të së nesërmes”, vëren koordinatorja e kërkimit Kristina Rusimova, nga Departamenti i Fizikës në Universitetin e Bath-it.
Ndryshimi është i nevojshëm sepse fijet do të duhet të kenë karakteristika të përshtatshme për të mbështetur vetitë e grimcave të dritës (fotonet), të cilat i përgjigjen ligjeve të fizikës kuantike.
“Vetëm në këtë mënyrë do të jetë e mundur të krijohet, për shembull, interneti kuantik”, vëren autori i parë i artikullit kemëroun MekGeri (Cameron McGarry), deri vonë një fizikant në universitetin e Bath-it.
Fijet optike aktuale nuk do të ishin të përshtatshme për të mbështetur transmetimin e një numri shumë të madh të të dhënave si për shkak të strukturës së tyre të ngurtë dhe kompakte, ashtu edhe për shkak të gjatësisë së valës në të cilën ato punojnë.
Përkundrazi, ato të gjeneratës së re kanë një bërthamë me një strukturë komplekse, në të cilën xhepat e ajrit ndjekin njëri-tjetrin në një model të saktë në të gjithë gjatësinë e fibrës.
“Modeli i këtyre xhepave të ajrit i lejon studiuesit të manipulojnë vetitë e dritës brenda fibrës”, thotë z. MekGeri (McGarry), duke iu referuar si mundësisë së kontrollit të veprimit në distancë të grimcave, të ashtuquajturit ngatërrim, dhe ndryshimit të ngjyrës së fotone ose për të bllokuar atome individuale brenda fibrave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments