top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EVROPË | ÇFARË ËSHTË PROJEKTI FCAS (PROGRAMI FRANKO-GJERMAN PËR AVIONËT LUFTARAKË TË GJENERATËS SË GJASHTË) TË CILIT SPANJA IU BASHKUA DY VJET MË VONË?

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 10
2 min read

Paris, Francë | Zëvendësimi i avionëve luftarakë aktualë, siç janë avionët luftarakë francezë “Rafale” dhe “Eurofighters” gjermanë dhe spanjollë, me avionë luftarakë futuristë të gjeneratës së gjashtë deri në vitin 2040.


Ky ishte qëllimi fillestar i Sistemit të Ajrit të Luftimit të Ardhshëm (FCAS), projekti i nisur në vitin 2017 nga Presidenti Emanuel Makron dhe ish-Kancelarja Angela Merkel për të forcuar mbrojtjen e Evropës, por që, sipas thashethemeve, tani është në prag të kolapsit.


Projekti (i vlerësuar në rreth 100 miliardë €) nuk përfshin vetëm avionë, por një sistem të tërë avionësh, si me pilot ashtu edhe pa pilot, të cilët, duhet të punojnë së bashku për luftime dhe zbulime.


Berlini mund të tërhiqet nga projekti FCAS, sepse, sindikatat kërkojnë një avion të prodhuar në Gjermani.


Spanja gjithashtu iu bashkua programit në vitin 2019, duke ndarë pjesë të barabarta prej 33% me Francën dhe Gjermaninë.


Por projekti (i cili për këtë arsye përfshin jo vetëm avionë të rinj, por edhe dronë dhe një re luftimi) është bllokuar disa herë për shkak të mosmarrëveshjeve në planifikim dhe projektim midis prodhuesit francez “Dassault” dhe grupit “Airbus”, të cilët, përfaqësojnë interesat gjermane dhe spanjolle.


Që në vitin 2022, drejtori ekzekutiv i “Dassault”-it kishte deklaruar se plani për disponueshmërinë operative të modelit të ri luftarak deri në vitin 2040 nuk mund të përmbushej më dhe se objektivi i ri mund të ishte viti 2050.


Gjigandi francez i aviacionit kishte bërë thirrje gjithashtu për autonomi më të madhe në rolin e tij si kontraktor kryesor, një qëndrim që shkaktoi pakënaqësi në Berlin dhe Madrid.


Janarin e kaluar, kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) deklaroi se:

1- “Lidhur me zhvillimin dhe ndërtimin e avionëve të përbashkët, ne jemi aktualisht të angazhuar në dialog intensiv me Francën dhe supozoj se do të arrijmë një vendim të përbashkët në javët në vijim”.


Sipas thashethemeve të fundit, ky vendim mund të sinjalizojë fundin e projektit dhe jo rinisjen e tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page