top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: LYPET BORXH I PËRBASHKËT I BASHKIMIT EVROPIAN PËR MBROJTJEN + INTELIGJENCËN ARTIFICIALE + EKOLOGJINË; BE-ja DUHET TË VENDOSË NËSE DO TË BËHET FUQI APO DO TË RRËZOHET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 19 hours ago
  • 2 min read
Presidenti Emanuel Makron
Presidenti Emanuel Makron

Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron dha një intervistë rreth doktrinës së tij ekonomike evropiane, të cilën, ai synon ta prezantojë në javët dhe muajt e ardhshëm, veçanërisht në Samitin e Industrisë Evropiane në Antverp dhe në takimin para-samit të krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare mbi konkurrueshmërinë evropiane, të enjten, në Mbretërinë e Belgjikës.


Në intervistën, dhënë për entin mediatik “Le Monde” (Bota) dhe gjashtë gazeta të tjera evropiane, përfshirë atë italiane “Il Sole 24 Ore” (Dielli 24-orësh), Presidenti Makron bëri thirrje për një borxh të përbashkët të Bashkimit Evropian për të financuar mbrojtjen dhe inteligjencën artificiale.


Që kur u botuan raportet e shkruara nga ish-Kryeministrat italianë Mario Draghi dhe Enriko (Enrico) Letta, Kina është përshpejtuar jashtëzakonisht shumë.


Sot, ajo ka një suficit me pjesën tjetër të botës prej 1 trilion eurosh. Evropa duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi.


Nëse do të mbeteshim një treg i hapur ndaj të katër erërave, do të na rrëmbenin.


Evropa është, në fakt, faktori i përshtatjes për pjesën tjetër të botës. Pyetja është nëse jemi të aftë të bëhemi një fuqi, ekonomikisht, financiarisht, ushtarakisht dhe madje edhe demokratikisht”, tha Presidenti Makron.


Sot, kemi tre beteja për të luftuar tha Presidenti Makron - duke iu referuar doktrinës së tij ekonomike, konkretisht:

1- Në siguri dhe mbrojtje.

2- Në teknologjitë e tranzicionit ekologjik.

3- Në inteligjencën artificiale dhe kuantike.


Në të gjithë këta sektorë ne investojmë shumë më pak se Kina dhe Shtetet e Bashkuara.


Nëse Bashkimi Evropian nuk bën asgjë në tre deri në pesë vitet e ardhshme, ai do të zhduket nga këta sektorë.


Dhe ky investim, nëse duam që të ruajë tregun e brendshëm, jo ​​ta fragmentojë atë edhe më tej, nuk duhet ta shtyjmë përsëri te kombet. Duhet të jetë një investim i përbashkët”, tha Presidenti Makron.


Mario Draghi vlerësoi nevojën për investime publike dhe private në teknologjitë e gjelbra dhe dixhitale në 800 miliardë euro në vit. Nëse shtojmë mbrojtjen dhe sigurinë, arrijmë në afërsisht 1.2 trilion euro në vit”, tha Presidenti Makron.


Për Presidentin Makron projekti franko-gjerman i avionëve luftarakë, i cili, sipas thashethemeve duket i destinuar të shuhet këto ditë, është një projekt i mirë.


Dhe nuk kam dëgjuar nga Gjermania se nuk është një projekt i mirë. Kur industrialistët përpiqen të heqin dorë nga sinergjitë, kjo është një gjë, por nuk na takon neve ta mbrojmë atë.


Do ta diskutojmë përsëri me kancelarin Fridrish Merc (Friedrich Merz). Nga ana ime, besoj se gjërat duhet të ecin përpara.


Dhe e njëjta gjë vlen edhe për tankun kryesor të betejës. Nëse rastësisht partneri ynë gjerman do të vinte në dyshim avionët e përbashkët, ne do të detyroheshim të vinim në dyshim edhe tankun”, tha Presidenti Makron.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page