top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ALARM NË AEROPORTIN E BARCELONËS | AEROPLANI I SHOQËRISË TURKISH AIRLINES ME 148 PASAGJERË NË BORD U SHOQËRUA NGA AVIONË LUFTARAKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Barcelonë, Mbretëria e Spanjës | Policia spanjolle rrethoi një aeroplan pasagjerësh që u ul sot (15.01.2025) në aeroportin e Barcelonës për shkak të një kërcënimi në bord.


Avioni i shoqërisë Turkish Airlines u nis nga aeroporti i Stambollit këtë mëngjes dhe u ul në aeroportin El Prat pak para orës 11:00 (12:00 GMT), i shoqëruar nga avionë luftarakë spanjollë dhe francezë mbi Detin Mesdhe”.


Kështu raportoi enti mediatik spanjoll “El Nacional”.


Kërcënimi u zbulua kur avioni ishte pranë bregdetit të Italisë, rreth orës 10 të mëngjesit.


Aeroplani bëri disa rrotullime para se të ulej. Policia e rrethoi aeroplanin dhe hipi menjëherë në të.


Aeroplani bëri një rrotullim pranë brigjeve të Katalonjës përpara se të ulej në aeroportin e Barcelonës.


Sipas mediave vendore, Airbus A-321 mbante 148 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit kur u ul.


Burime të njohura me protokollet e sigurisë në aeroporte thonë se kjo është procedurë standarde dhe se bazuar në informacionin që është aktualisht në dispozicion, besohet të jetë një alarm i rremë.


Autoritetet spanjolle kanë kryer një kontroll të plotë të të gjithë pasagjerëve në aeroplan. Të gjithë pasagjerët janë transferuar në dhomën e urgjencës së aeroportit, ku po bëhen përpjekje për të informuar familjet e tyre.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page