ESTONI: NË KONFERENCËN E 44-T TË POLICIVE TË KRYEQYTETEVE EUROPIANE MORËN PJESË EDHE DREJTUES TË POLICISË SË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 27, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, drejtues i parë Tonin Vocaj, së bashku me zv/sdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, kryekomisar Alket Shatro, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, komisar Klodjan Bilushi, morën pjesë në konferencën e 44-t të Policive të Kryeqyteteve Europiane, e cila u zhvillua në Talin (Tallinn), të Estonisë.
Gjatë konferencës u diskutuan tema si:
- Trafikimin e paligjshëm e armëve të zjarrit dhe atyre të luftës, nga grupet e strukturuara kriminale;
- Rreziqet që lidhen me kalimin e paligjshëm të kufirit nga shtetasit e huaj dhe sfidat për riatdhesimin e tyre;
- Efektet e shfrytëzimit të teknologjisë në shërbimet e përbashkëta policore;
- Sfidat për luftën kundër Grupeve te Strukturuara Kriminale dhe Krimit të Organizuar në Europë;
- Çështje të tjera të rëndësishme të sfidave të përbashkëta për sigurinë dhe rendin, shkëmbimin e eksperiencave dhe promovimin e praktikave më të mira të bashkëpunimit.
Gjatë konferencës u ofruan mundësi për diskutime dhe u shkëmbyen ide midis delegatëve në nivele strategjike, duke lejuar diskutime mbi çështjet aktuale dhe për të kontribuar në kohezionin, mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe bashkëpunimin e organizatave të Policisë Europiane.
Në mbyllje të konferencës 3-ditore, krerët e policive europiane, votuan që konferenca e radhës, të zhvillohet në vitin 2026, në Madrid, dhe firmosën një deklaratë të përbashkët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



































