ENDE ASNJË E DHËNË QË MUND TË ZBARDHË VDEKJEN E SHQIPTARES ERMELA MUHAMETAJ QË GJET E VDEKUR (LIDHUR PAS NJË PEME) NË MOLISE TË ITALISË TE VENDI I NJOHUR SI URA E SHERIFIT (PONTE DELLO SCERIFFO).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 2 min read

Molise, Itali | Karabinierët po hetojnë rastin që lidhet me vdekjen e një nëne shqiptare me moshë 27 vjeçe, e cila, u gjet e vdekur (lidhur pas një peme) pranë Urës së Sherifit (Ponte dello Sceriffo), afër Biferninës.
Ajo quhet Ermela Muhametaj.
Ishte nënë e një të mituri (Domenikos).
Autoritetet e dërguan kufomën e saj për autopsi.
Kryetari i Bashkisë, Xhorxho (Giorgio) Manes, postoi një shënim në lidhje me rastin, ku shpreh në emër të komunitetit ngushëllimet e të gjithë qytetit për një zonjë që ishte gjithmonë e sjellshme, e hapur dhe bujare.
Postimi i Kryetarit të Bashkisë. 👇👇👇
Komunitet i dashur,
Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të Ermelës, një gruaje të re që la gjurmë të pashlyeshme në vendin tonë.
Vdekja e saj lë një boshllëk të pambushshëm, veçanërisht për të voglin e saj, Domenikon (Domenicon), i cili, do të humbasë udhëheqjen dhe dashurinë e nënës së tij.
Ermela ishte një person i veçantë, i njohur nga të gjithë për edukatën, gëzimin dhe bujarinë e saj.
Dje, sapo dëgjuam lajmin, vendi ynë u përfshi nga trishtimi dhe kujtimet, një kujtim që buron nga respekti dhe dhimbja e pikëllimi i madh që ndiejmë.
Kur dhimbja është e madhe, nuk ka fjalë që mund ta shprehin në mënyrë adekuate atë që ndiejmë.
Tani që duhet të përballemi dhe ta pranojmë realitetin e ndarjes së saj nga jeta, shprehim me hidhërim të madh disa fjalë por të sinqerta: dashuri dhe afërsi për Domenikon e vogël, për bashkëshortin e saj Armandon dhe për të gjithë familjen.
Në këtë kohë të vështirë, komuniteti po mblidhet rreth jush, duke ofruar mbështetje dhe ngushëllim.
Kujtimi i Ermelës qoftë gjithmonë me ne dhe buzëqeshja e saj le të vazhdojë të na ndriçojë jetën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit




Comments