top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHEFI I FUSHATËS SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË KRIS LAÇIVITA (CHRIS LACIVITA) KA FILLUAR PUNË ME TË MAJTËT E AUSTRALISË PËR T’I SJELLË NË PUSHTET: MBAN DY KUNGUJ NËN NJË SQETULL; HA ME TË TËRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 1
  • 3 min read

Updated: Aug 25

ree

Londër, Britani e Madhe | Z. Kris LaÇivita (Chris LaCivita), bashkë-menaxheri i fushatës presidenciale të presidentit amerikan Tramp (Trump), u tha gazetarëve të fshehtë se ai ka këshilluar për çështje strukturore që lidhen me z. Petër Duton (Peter Dutton).

 

Një nga arkitektët e fitores së z. Danlld Tramp (Donald Trump) në vitin 2024 pretendon se bëri një vizitë të papublikuar në Australi për të këshilluar partinë liberale rreth çështjeve strukturore që lidhen me z. Duton (Dutton) përpara zgjedhjeve federale.

 

Strategu veteran republikan LaÇivita (LaCivita) u tha gazetarëve të fshehtë që paraqiteshin si klientë të mundshëm për punë konsulence politike se ai po punonte si konsulent privat gjatë vizitës në Australi, jo në një kapacitet zyrtar apo si këshilltar i presidentit të ShBA-ës.

 

Pamjet e bisedave të fshehta u publikuan të enjten nga organizatat me seli në Evropë, Correctiv dhe Qendra për Raportimin e Klimës.

 

Isha në Australi dy javë më parë duke ndihmuar Partinë Liberale atje, për disa nga problemet e tyre strukturore që kishin me Peter Dutton”, tha ai, më 16 prill në të parën nga dy telefonata.

 

Fushata zgjedhore e Australisë filloi më 28 mars.

 

Gjërat duket se po lëvizin disi në drejtimin e duhur atje... këto përpjekje janë të natyrës rreptësisht politike dhe nuk kërkojnë që unë të angazhohem me qeverinë e Shteteve të Bashkuara”.

 

Ai u tha gazetarëve të fshehtë në një telefonatë të dytë më 24 prill se e bëri udhëtimin pa u bërë publicitet.

 

Ai e krahason këtë me raportimet e medias rreth punës së tij të paguar me partinë opozitare të Shqipërisë - Partia Demokratike.

 

Një zëdhënës i Koalicionit mohoi që ai të kishte ndonjë lidhje me fushatën e z. Duton.

 

Z. LaCivita nuk po jep këshilla, nuk ka dhënë kurrë këshilla dhe nuk është i përfshirë në asnjë mënyrë me fushatën e Koalicionit. Z. Duton nuk është takuar me të”.

 

Në një deklaratë, z. LaÇivita (LaCivita) i tha gazetës britanike Rojtari i Australisë (The Guardian Australia): “Unë nuk kam punuar dhe nuk punoj për Partinë Liberale të Australisë. Unë ofroj konsulencë për një gamë të gjerë interesash biznesi - disa në Australi, disa në ShBA, etj., në terma të një partie politike - nuk e kam bërë këtë”.

 

Gjithashtu, nuk e kam takuar kurrë z. Duton, por shpresoj ta takoj kur të zgjidhet kryeministër”, tha ai.

 

Ai ishte bashkë-menaxher i fushatës së z. Tramp (Trump) në garën e tij të suksesshme presidenciale të vitit 2024, së bashku me shefen aktuale të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Suzi Uaills (Susie Wiles).

 

Z. Tramp (Trump) e falënderoi z. LaÇivita (LaCivita) në fjalimin e tij të fitores por edhe ai mori shkurt mikrofonin për të falënderuar presidentin, duke thënë se z. tramp (Trump) ishte një kandidat i shkëlqyer dhe do të jetë një president i 47-të i shkëlqyer.

 

Vizitat dhe shkëmbimi i njohurive midis partive politike me mendësi të ngjashme dhe konsulentëve nuk janë të rralla në fushatat zgjedhore.

 

Z. Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese) ka folur më parë për lidhjet me Partinë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar.

 

Një veteran i Marinës Amerikane i cili mori një Medalje Purple Heart për shërbim në Luftën e Parë të Gjirit, LaÇivita (LaCivita) ndihmoi në hartimin e fushatës famëkeqe Swift Boat Veterans for Truth, e cila, u konsiderua një goditje fatale për kandidatin demokrat për president Xhon Keri (John Kerry) në garën e tij të vitit 2004 kundër z. Xhorxh Bush (George W. Bush).

 

Z. Duton (Dutton) është distancuar nga lidhjet me Trump gjatë fushatës, pasi fillimisht ndoqi politika që përputheshin me disa pjesë të axhendës së presidentit amerikan - duke premtuar shkarkimin e 41000 nëpunësve publikë, duke njoftuar një rol për senatoren Jacinta Nampinjinpa Price në ndjekjen e efikasitetit të qeverisë, duke pretenduar se studentët po indoktrinoheshin"nga kurrikula shkollore dhe duke denoncuar ABC dhe Guardian Australia si media urrejtjeje.

 

Gjatë debatit të dytë të liderëve të fushatës, z. Duton (Dutton) tha: “Ne i besojmë SHBA-së. Nuk e njoh presidentin. Nuk e kam takuar”.

 

Partia Laburiste është përpjekur ta lidhë z. Duton (Dutton) me politikat e stilit Tramp (Trump), pasi sondazhet treguan se votuesit ndiheshin gjithnjë e më të pakëndshëm me veprimet e presidentit amerikan, veçanërisht pas zbatimit të tarifave tregtare.

 

Kredencialet e z. LaÇivita (LaCivita) brenda orbitës së z. Tramp (Trump) janë të forta.

 

Z. Danlld Tramp i Riu (Donald Trump Jr) e quajti atë një djalë jashtëzakonisht kompetent dhe praktik, në një intervistë me revistën New York.

 

Atij nuk i intereson të marrë merita, nuk i intereson të përkëdhelë egon e tij, atij i intereson vetëm të kryejë punën dhe të japë rezultate për babain tim”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page