ARRESTIMI I GREKO-GJEORGJIANIT PËR SPIUNAZH NË ALEKSANDROPOLIS | AUTORITETET PO VERIFIKOJNË KONTAKTET E TIJ NDËRSA SHËRBIMI GREK I SIGURISË (EYP) ËSHTË DUKE KËRKUAR BASHKËPUNËTORËT E TJERË TË TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 2 min read

Athinë, Grqei | Hetimet penale paraprake po vazhdojnë në Aleksandropolis - dhe më gjerë - pas arrestimit të piktorit 59-vjeçar për spiunazh.
“Autoritetet po verifikojnë kontaktet e 59-vjeçarit që u arrestua në Aleksandropolis, ndërsa Shërbimi grek i Sigurisë (EYP) është duke kërkuar edhe bashkëpunëtorët e tjerë të tij”, sipas entit mediatik “OPEN”.
Nesër, piktori greko-grek me profesion do të çohet në prokurorinë e Aleksandropolit.
Sipas transmetuesit televiziv “Skai” javën e kaluar një greko-gjeorgjian u arrestua në Lituani për një rast vrasjeje në tentativë.
I arrestuari tha gjatë marrjes në pyetje se është në kontakt me një burrë 59-vjeçar në Aleksandropolis, i cili, e furnizon me materiale të tilla spiunazhi.
Kështu, policia lituaneze njoftoi autoritetet greke dhe 59-vjeçari u arrestua në vendin e punës në një ndërtesë të sapo ndërtuar.
“Është një rast që po hetohet nga Departamenti i Hetimit Penal në Aleksandropolis.
Është një çështje që nuk duhet ta diskutojmë më tej. Po mblidhen të gjitha provat për ta çuar të dyshuarin ose të tjerët para drejtësisë. Lërini policinë dhe drejtësinë të bëjnë punën e tyre”, tha në një koment ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Mihal Krisokoidhis (Michalis Chrysochoidis).
Profili i personit të arrestuar: Autori i krimit që është sjellë para prokurorit është banor i përhershëm i Aleksandropolisit, piktor me profesion, njeri familjar, shumë i njohur në zonë dhe me sa duket ai që ne e quajmë: Njeriu fqinj.
59-vjeçari kishte qenë në Greqi për shumë vite, pasi kishte shërbyer si ushtar në ish-Bashkimin Sovjetik.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments