top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “MEHMET TOPALLI”; PRIZREN | U ARRESTUA MENSUR ISLAMAJ (QYTETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË): AKUZOHET PËR KRYERJE RAPORTESH SEKSUALE ME NJË TË MITUR 14 VJEÇE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Rruga “Mehmet Topalli”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Mensur Islamaj, me moshë 25 vjeç, qytetar i Republikës së Shqipërisë.

 

Ai akuzohet për përdhunimin e një vajze të mitur me moshë 14 vjeçe, të cilën, kishte strehuar në një objekt privat.

 

Miturakja ishte raportuar si e zhdukur më 28 prill 2025 - nga familjarët e saj

 

Sot (01.05.2025) Policia vendore gjeti vendndodhjen e saj në rrugën “Mehmet Topalli”, në Prizren, në shoqërinë e të arrestuarit të lartpërmendur.

 

Gjatë intervistimit policor e mitura ka pohuar se me të ka pasur raport seksual.

 

E mitura i është nënshhtruar trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

 

Së shpejti do t’i nënshtrohet edhe ekzaminimit gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, në funksion të përfitimit të provave me natyrë inkriminuese ose jo, për të arrestuarin Islamaj.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page