ELBASAN | 25 TREGTARË DROGE TË ARRESTUAR; EMRAT 1 PËR 1.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 4 min read

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Arjan Bica, me moshë 42 vjeç.
2- Z. Erist Skilja, me moshë 48 vjeç.
3- Z. Shyqyri Bica, me moshë 56 vjeç.
4- Z. Aizberg (Alket) Bitri, me moshë 52 vjeç.
5- Z. Filip Thoma, me moshë 34 vjeç.
6- Z. Hysen Grami, me moshë 64 vjeç.
7- Z. Gentian Tartari, me moshë 37 vjeç.
8- Z. Mikel Bezhani, me moshë 45 vjeç.
9- Z. Pjerin Qereshniku, me moshë 50 vjeç.
10- Z. Stivjo Bardhi, me moshë 38 vjeç.
11- Z. Domeniko Elezi, me moshë 38 vjeç.
12- Z. Mariglen Qosja, me moshë 38 vjeç.
13- Z. Shkëlzen Shkrepi, me moshë 46 vjeç.
14- Z. Bardhyl Grami, me moshë 64 vjeç.
15- Z. me shkronjat nistore të gjeneraliteteve I. K., 38 vjeç.
16- Z. me shkronjat nistore të gjeneraliteteve M. E., me moshë 36 vjeç.
17- Z. me shkronjat nistore të gjeneraliteteve I. F., 45 vjeç.
18- Z. Klodian Hakballa, me moshë 34 vjeç.
19- Z. Arben Kasa, me moshë 50 vjeç.
20- Z. Ilir Bahidi, me moshë 41 vjeç.
21- Z. Klajdi Çota, me moshë 24 vjeç.
22- Z. Franc Ruçi, me moshë 24 vjeç.
23- Z. Kevi Kanani, me moshë 30 vjeç.
24- Z. Marcelino Brahja, me moshë 24 vjeç.
25- Z. Panter Tafani, me moshë 30 vjeç.
Njoftim | Finalizohet megaoperacioni “First Day”, goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan.
Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Ekzekutohen 25 masa sigurie “Arrest në burg”.
Gjatë operacionit arrestohen në flagrancë 5 shtetas të tjerë, si edhe 1 tjetër procedohet penalisht.
Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane, 24 celularë.
Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi të thelluar të ndjekur me metoda speciale prej disa muajsh, finalizuan megaoperacionin policor të koduar “First Day”, që kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, e shtrirë në kohë dhe vënde të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe më gjerë, në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Perrenjas.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit: A. B., 42 vjeç, E. S., 48 vjeç, Sh. B., 56 vjeç, A. (A.) B., 52 vjeç, F. Th., 34 vjeç, H. G., 64 vjeç, G. T., 37 vjeç, M. B., 45 vjeç, P. Q., 50 vjeç, S. B., 38 vjeç, D. E., 38 vjeç, M. Q., 38 vjeç, Sh. Sh., 46 vjeç, B. G., 64 vjeç, I. K., 38 vjeç, M. E., 36 vjeç, I. F., 45 vjeç të gjithë banues në Elbasan, K. H., 34 vjeç, A. K., 50 vjeç, banues në Peqin;, I. B., 41 vjeç, K. Ç., 24 vjeç, F. R., 24 vjeç, K. K., 30 vjeç, M. B., 24 vjeç, banues në Librazhd, P. T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.
Nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.
Gjithashtu,
– u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. A., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, A. T., 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, V. D., 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; N. D., 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe L. Xh., 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. D., 57 vjeç.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.
Vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo individi tjetër të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments