KRYEMINISTRI SPANJOLL PEDRO SANÇEZ (SÁNCHEZ): 9 MASA PËR TË NDALUAR GJENOCIDIN NË GAZË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Qeveria spanjolle ka vendosur të nisë nëntë (9) veprime me efekt të menjëhershëm për të ndaluar gjenocidin në Gazë, për të ndjekur penalisht autorët e tij dhe për të mbështetur popullsinë palestineze”.
Kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sánchez) e njoftoi këtë veprim në një deklaratë në Pallatin Monkloa (Moncloa).
Ndër masat e shpallura janë:
1- Një dekret për të konsoliduar ligjërisht embargon e armëve ndaj Izraelit.
2- Një ndalim për tranzitin e anijeve dhe avionëve që transportojnë karburant ose materiale mbrojtëse të destinuara për Izraelin përmes porteve dhe hapësirës ajrore spanjolle.
3- Një ndalim për hyrjen në Spanjë për të gjithë personat që marrin pjesë drejtpërdrejt në gjenocidin në Rripin e Gazës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments