ELBASAN: U ARRESTUA DENIS HASALLA (DREJTORI I KABINETIT NË BASHKINË PEQIN DHE NJËKOHËSISHT VËLLAI I DEPUTETIT TË PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË SAMIR HASALLA).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 21
- 1 min read

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Denis Hasalla (Drejtor i Kabinetit në Bashkinë Peqin dhe njëkohësisht vëllai i deputetit të subjektit politik pushtetmbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë Samir Hasalla).
Njoftim | Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i: D. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments