PARIS | QEVERIA E QENDRËS E KRYEMINISTRIT FRONSUA BAJRU (FRANÇOIS BAYROU) RA PAS MË PAK SE 9 MUAJSH QËNDRIMI NË DETYRË; ASAMBLEJA KOMBËTARE VENDOSI ME 364 VOTA KUNDËR; 194 VOTA ISHIN PRO SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Paris, Francë | Qeveria franceze e qendrës e Kryeministrit Fronsua Bajru (François Bayrou) ra sot pas më pak se nëntë muajsh në detyrë.
Asambleja Kombëtare, para së cilës, ai ishte paraqitur me një fjalim mbi politikat e përgjithshme, votoi sot me shumicë dërrmuese kundër mocionit të besimit.
194 vota ishin pro.
364 vota ishin kundër.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments