top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM IZRAELIT GIDEON SA'AR: DY MINISTRE SPANJOLLE U SHPALLËN “PERSONA NON GRATA” NË IZRAEL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 2 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Zëvendëspresidentja spanjolle dhe Ministrja e Punës, Jolanda Diaz (Yolanda Díaz), nuk do të jetë në gjendje të hyjë në Izrael dhe nuk do të ketë asnjë kontakt me shtetin e Izraelit.


Si dhe Sira Rego, Ministre e Rinisë, gjithashtu nga partia Sumar.


Izraeli do t'i informojë gjithashtu aleatët e tij për sjelljen armiqësore të qeverisë spanjolle dhe natyrën antisemite dhe të dhunshme të deklaratave të ministrave të saj”.


Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X), duke shtuar se është thelbësore që miqtë e Izraelit në të gjithë botën ta njohin rrezikun e qeverisë aktuale spanjolle.


Ndërkohë, Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar, në një postim të gjatë në rrjetin social virtual Iks (X), i përgjigjet masave të marra nga Spanja kundër Izraelit.


Nuk është më e mundur të shmanget miratimi i sanksioneve personale kundër anëtarëve të qeverisë spanjolle që kanë kaluar çdo vijë të kuqe”, shkruan ai.


Qeveria spanjolle po ndjek një linjë armiqësore dhe anti-izraelite, me retorikë urrejtjeje.


Përpjekja e administratës Sançez (Sánchez), e shënuar nga skandale dhe korrupsion serioz, për të devijuar vëmendjen përmes një sulmi të vazhdueshëm dhe antisemitik ndaj Izraelit është e qartë.


Aktivizmi obsesiv i qeverisë aktuale spanjolle kundër Izraelit bie në sy në sfondin e marrëdhënieve të saj me regjimet e errëta dhe autoritare, nga qeveria e Ajatollahëve në Iran deri te ajo e Maduros në Venezuelë.


Gjithashtu e habitshme është mungesa e vetëdijes historike në lidhje me krimet e Spanjës kundër popullit hebre, duke përfshirë krimet e Inkuizicionit, konvertimet e detyruara dhe dëbimin e hebrenjve në shekullin e 15-të, që arriti në një spastrim të vërtetë etnik.


Nuk është rastësi që Spanja ishte vendi i fundit i Evropës Perëndimore që vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin.


Qeveria aktuale spanjolle po shkel qëllimisht dhe ashpër marrëdhëniet që ishin ndërtuar me durim gjatë dekadave, si nga qeveritë socialiste ashtu edhe nga ato konservatore.


Megjithatë, kur manifestohet përmes demonizimit, delegjitimizimit dhe standardeve të dyfishta, është antisemitizëm, sipas përkufizimit të IHRA-s (Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit).


Deklaratat e anëtarëve të qeverisë spanjolle janë të njollosura nga e gjithë kjo.


Është antisemitizëm. Për këtë arsye, kam vendosur të ngre çështjen e antisemitizmit të hapur të anëtarëve të qeverisë aktuale spanjolle para seancës plenare të IHRA-s”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page