EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA RINOVOI GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME PËR 60 DITË NË 9 PROVINCA DHE 4 KANTONE KUNDËR TRAFIKIMIT TË DROGËS DHE DHUNËS SË BANDAVE KRIMINALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read
Kuito, Ekuador | Presidenti Daniel Noboa ka rinovuar gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë në nëntë provinca dhe katër kantone të vendit, duke përmendur trazirat e brendshme të rënda të shkaktuara nga dhuna e trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar.
Masa prek, ndër të tjera, provincat e Guaias, Manabi-t, Esmeraldas, El Oro-s dhe Piçinçës (Pichincha), zona të konsideruara strategjike për trafikimin e paligjshëm dhe ndër më të prekurat nga përshkallëzimi i dhunës.
Dekreti, raportuan mediat kryesore lokale, pezullon paprekshmërinë e shtëpive dhe korrespondencës dhe autorizon operacione më të gjera policore dhe ushtarake, por këtë herë nuk përfshin një shtetrrethim, i cili, skadoi ditët e fundit në disa rajone.
Presidenti Noboa, në pushtet që nga nëntori i vitit 2023, ka përdorur vazhdimisht masa të jashtëzakonshme në ofensivën e tij kundër bandave kriminale, në një vend që është bërë një nga më të dhunshmit në Amerikën Latine.
Zgjatja e re vjen në mes të Javës së Shenjtë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments