top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR | 253 TË ARRESTUAR NË DITËN E PARË TË SHTETRRETHIMIT KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 17
  • 1 min read

Kuito, Ekuador | Më shumë se 250 subjekte u arrestuan në Ekuador në ditën e parë të shtetrrethimit të vendosur nga qeveria gjatë natës, si pjesë e një goditjeje të re kundër krimit të organizuar.

 

Ministria e Brendshme njoftoi arrestimet, duke specifikuar se shumica e 253 subjekteve të arrestuar akuzohen për shkelje të orës policore ose armëmbajtje të paligjshme.

 

Masa, në fuqi për dy javë midis orës 23:00 dhe 05:00, prek kryesisht provincat bregdetare të Guaias, Los Rios, Santo Domingo de los Cakilas (Tsáchilas) dhe El Oro, ndër më të prekurat nga dhuna që lidhet me trafikun e drogës, zhvatjen dhe vrasësit me pagesë.

 

Gjatë operacioneve të përbashkëta policore dhe ushtarake, u arrestua edhe një i dyshuar si udhëheqës vrasësish me pagesë, aktiv në disa provinca.

 

Autoritetet shkatërruan gjithashtu tre depo armësh.

 

Qeveria vendosi afërsisht 75 mijë trupa për të forcuar sigurinë, me mbështetjen e ShBA-ës në shkëmbimin e informacionit dhe luftimin e organizatave kriminale, të cilat, mbjellin dhunë dhe terror në mbarë shoqërinë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page