EKUADOR | PËR SHKAK TË SHTETRRETHIMIT VRASJET RANË ME 28%.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Kuito, Ekuador | Qeveria ekuadoriane njoftoi se vrasjet me dashje u ulën me 28% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në muajin mars, duke ia atribuar këtë rënie operacioneve ushtarake dhe policore të kryera gjatë një shtetrrethimi dyjavor gjatë natës në katër provinca kryesore të trafikut të drogës.
Kështu raportuan entet mediatike vendore - duke specifikuar se masa, e urdhëruar nga Presidenti Daniel Noboa, preku Guaias-in, Los Rios-in, El Oro-n dhe Santo Domingo-n, zona të konsideruara strategjike për tranzitin e drogës dhe aktivitetin e bandave kriminale.
Sipas Ministrit të Brendshëm Xhon Reimbërg (John Reimberg), afërsisht 4300 veta u arrestuan gjatë operacioneve, përfshirë një udhëheqës kriminal të kërkuar nga Interpoli, i quajtur Esteban Aguilar, i njohur ndryshe si “Lobo Menor”.
Ministri i Mbrojtjes, Xhan Karlo (Gian Carlo) Loffredo, e mori vendimin, duke thënë se shteti po rimerrte kontrollin e territorit, duke argumentuar se operacionet, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishin goditur katër organizata kriminale, përfshirë Los Lobos-in (të mbajtura nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kuitos) përgjegjëse për vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Vilavisencio (Villavicencio) në vitin 2023.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments