EKO-VEPRIMTARËT LYEN ME BOJË NË VENDIN E STOUNHENXHIT (STONEHENGE) | 2 TË ARRESTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19, 2024
- 2 min read
Londër, Britani e Madhe | Policia britanike arrestoi dy veprimtarë gjatë një bastisjeje të grupit mjedisor Just Stop Oil për spërkatje me bojë portokalli në disa monolite të Stounheinxhit (Stonehenge), vendi i famshëm prehistorik në Anglinë jugore, i mbrojtur nga UNESCO.
Para ndërhyrjes së oficerëve disa nga vizitorët, në veçanti një grua, ishin përpjekur të ndalonin demonstruesit.
U arrestuan:
1- Znjsh. Niamh Linç (Lynch), 21 vjeçe, studente në Universitetin e Oksfordit.
2- Z. Rajan Naidu, 73 vjeç, nga Birmingham.
Sipas videove të publikuara nga mediat, disa monolite janë ndotur nga substanca e spërkatur nga ekologët.
Kryeministri Rishi Sunak e dënoi veprimin si një akt të turpshëm vandalizmi ndaj një prej monumenteve më të vjetra dhe më të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë.
Nesër festimet e solsticit të verës: Në një shënim, Just Stop Oil, organizata e përfshirë në shumë aksione demonstruese të këtij lloji kohët e fundit, siguroi se substanca portokalli e përdorur lahet dhe është e destinuar të zhduket plotësisht në shiun e parë.
Ajo rinovoi gjithashtu thirrjen e saj për t'i dhënë fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile dhe shfrytëzimit të depozitave të naftës dhe gazit duke iu drejtuar qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për në 4 korrik në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërsa një zëdhënës i entit English Heritage, organi publik përgjegjës për menaxhimin e trashëgimisë kulturore të Anglisë, tha si masë paraprake se fillimisht ishte e nevojshme të vlerësohej çdo dëmtim i strukturave të sitit me një histori mijëravjeçare.
Aksioni i grupit të ekologjisë u zhvillua në Stounheinxh (Stonehenge) ndërsa filluan përgatitjet për festimet e zakonshme të solsticit veror të nesërm, me tufa vizitorësh të gatshëm për të admiruar ritualet pagane piktoreske dhe format e misticizmit të epokës së re.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments