top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PËRVEÇ ARMËPUSHIMIT 3-DITOR ËSHTË PLANIFIKUAR GJITHASHTU SHKËMBIMI I 1000 TË BURGOSURVE PËR SECILIN VEND.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 59 minutes ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi në Truth se do të ketë një armëpushim tre-ditor në luftën në Ukrainë, nga 9 deri më 11 maj, ndërsa Rusia feston fitoren e saj në Luftën e Dytë Botërore.


Jam i kënaqur të njoftoj se do të ketë një armëpushim tre-ditor (9, 10 dhe 11 maj) në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha Presidenti Tramp (Trump).


Sipas tij, armëpushimi përfshin edhe shkëmbimin e 1000 të burgosurve për secilin vend dhe se i kishte kërkuar personalisht Presidentëve Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenski të zbatonin armëpushimin.


Shpresojmë që kjo të shënojë fillimin e fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe të ashpër.


Bisedimet vazhdojnë për t'i dhënë fund këtij konflikti të gjerë, më të madhit që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe çdo ditë po i afrohemi këtij qëllimi”, tha Presidenti Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page