UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: TË MOS SULMOHET SHESHI I KUQ GJATË PARADËS SË 9 MAJIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 47 minutes ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski ka urdhëruar që të mos bëhen sulme në Sheshin e Kuq në Moskë gjatë paradës së Ditës së Fitores që do të mbahet nesër, në të cilën Rusia feston fitoren ndaj nazizmit.
“Gjatë kohëzgjatjes së paradës (nga ora 10:00 e mëngjesit sipas kohës së Kievit), Sheshi i Kuq do të përjashtohet nga plani për përdorimin e armëve ukrainase”.
Kështu thuhet pjesërisht në dekretin e botuar në faqen e internetit të presidencës ukrainase.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments