LIBAN | MINISTRIA E SHËNDETËSISË: NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMET IZRAELITE SHKOI NË 2759 QË NGA 2 MARSI; I TË PLAGOSURVE 8512; 32 TË VDEKUR NË 24 ORËT E FUNDIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | “Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi sot se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite që nga fillimi i luftës me Hezbollahun më 2 mars është rritur nga 2,727 në 2,759, një rritje prej 32 vdekjesh në 24 orët e fundit”.
Kështu raportoi enti mediatik izraelit “Haaretz”.
Ministria raportoi gjithashtu se 8512 veta u plagosën.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve Libaneze, pesë persona u vranë në sulmet e pasdites në Bint Jbeil dhe Nabatieh, në jug të Libanit.
Agjencia raportoi gjithashtu katër vdekje në një sulm tjetër në Sultanieh, tre në Zahrani, dy në Zrarieh dhe katër vdekje dhe tre plagosje në një bastisje në Tura.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments