DITA KOMBËTARE E SAMBAS NË BRAZIL: NJË JAVË FESTE PËR MUZIKËN E FAMSHME TË KARNAVALEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 30, 2024
- 1 min read

Rio de Zhaneiro, Brazil | Ka nisur tashmë të festohet Dita Kombëtare e Sambas, e planifikuar për 2 dhjetor, me tre ditë parada të shkollave të muzikës së famshme, një ikonë e karnavaleve braziliane.
Të gjitha shkollat e sambave do të parakalojnë deri nesër në Cidade do Samba, në Gamboa, në rajonin portual të Rios, por është hera e parë që mbahet për tre ditë dhe ka një hyrje solidariteti prej 1 kg ushqim. (d.m.th pa kosto, por për të hyrë duhet të bëni një dhurim prej 1 kg ushqim që nuk prishet).
“Shpresojmë që kjo të krijojë një ndikim më të madh popullor sepse cilësia e ngjarjes ka evoluar shumë dhe jam i sigurt se do të jetë një ngjarje më e mirë dhe me më shumë njerëz se në të kaluarën”, i tha z. Gabriel David.
Sipas tij, secila shkollë do të ketë 40 minuta për të parakaluar, duke kënduar samba enredo (korin) e saj të karnavalit të vitit 2025 dhe duke bërë prova.
Një version më i vogël i premierës në krahasim me shfaqjet e vitit të ardhshëm, por, siguron z. Davidi, do t'ia vlejë dhe do të ketë shumë surpriza interesante.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments